“Teknika reductio ad absurdum e Ariostos në romanin “Dimri i madh” i I. Kadaresë.”

May 8, 2020

Kumtesë shkencore në Simpoziumin:

“kur letёrsia takoi gjeniun/ ismail kadare në 80−vjetorin e lindjes, ismail kadare në 80−vjetorin e lindjes”

Autori: Hektor çiftja

Elbasan, 28-01-2016

 

Reductio ad absurdum (Latin: “reduction to absurdity”; pl.: reductiones ad absurdum), e njohur gjithashtu edhe si argumentum ad absurdum (Latin: “argument to absurdity”, pl.:argumenta ad absurdum), është një nga format kryesore të teknikave të të debatuarit dhe të argumentit nëpërmjet së cilës kërkohet të demonstrohet se një pohim është i vërtete duke tentuar te provojme se nëse pranojmë mohimin i tij, nga e kunderta e tij, do te na vinin rezultate pa një bazë logjike, absurde dhe të paqëndrueshme. [i] Kjo teknikë u njoh dhe u studiua nëfilozofinë greke të periudhës klasike (vetë termi vjen nga greqishtja e vjetër (ἐις ἀτοπον ἀπαγωγή or eis atopon apagoge, ” reduktim deri tek e pamundura, Ajo është përdorur gjatë tërë historis së njerëzimit në si nëarsyetimin formal matematikor dhe filozofik, ashtu edhe në debatet informale, bisedore

Një konkluzion “absurd” i një argumenti “Reduktio ad absurdum” mund të marrë forma nga më të ndryshmet si për shembull:

Toka nuk mund të jetë e sheshtë, nëse Toka do tëishte e shehstë, njerëzit do të rezoheshin në cepat e saj

Ky shembull argumenton se mohimi i pohimit do të kishte një rezultat qesharak, të tillë që shqisat nuk mund ta provonin

Termi “Reduktio ad absurdum” hast mëse një herë në studimin “Contemporary literature” (1991) të Arshi Pipës, në paragrafët që flitet për veprën e Kadaresë:

Së pari e hasim tek analiza e romanit “Kështjella” (1970), në diskutimin nëse teza qëndron teza që “kështjella” është apo jo roman historik. Në faqen 56 të monografisë ai pohon se: …ata (hartuesit e Historisë së Reazlimit Socialist) nuk e shohin, nuk e kuptojnë që populli shqiptar, është, nëkëtë roman, një kolektiv i paemër, është “ne”, gjë e cila është njëreductio ad Absurdum e kërkeses së Reazlizmit Socialist për një “hero totalisht pozitiv” që vinte nga “Klasa punëtore” . Ata, vazhdon Pipa, nuk arrijnëtë shikojnë dhe të kuptojnë se në 320 faqet e edictionit në frëngjisht, impersonales “ne” i kushtohen më pak sesa 30 faqe, madje edhe këto faqe janë shkruar nga një kronikan shqiptar i paemër në formën e një ditari pa datë. Nga ana tjeter, thotë Pipa, përsonazhet e kundërshtari janë të indicviduar, me portretizime të plota, madje edhe me emra turq, për ti bërë edhe më piktoreskë.

Përdorimi i dytë i referimit ndaj teknikës së “reduktio ad absurdum” bëhet në anallizën e “Dimrit të Madh”. (faqe 79).

“tek “orlando Furioso” i Ariostos, poeti e çmon lart roril histori-bërës, rolin historik, të poetit të oborrit, panegjerika e të cilit i jep mbreterve dhe princerve pavdekësinë. Ndërkohë që poeti i oborrit e përdor poemën për të glorifikuar dinastinë Este, poeti vë në lojë heronjtë e tjerë princërore: orlando paraqitet i dhunshëm, Astolfo një shakaxhi pa shije, Rugero një bastard i konvertuar i cili mundet në duek nga Bradamante, bashkëshortja e tij e adhshme- dhe pikërisht nga kjo martesë nis edhe dinastia Este. Ariosto fshikullon klerin e korruptuar, preferon Saraçenët ndaj kristianëve, apo preferon gratë ndaj burrave, duke çmontuar kështu vetë kolonat e sitemit politik të Rilindjes Italiane. “ Në romani e tij “Dimri i vetmisë së madhe”, vazhdon Pipa, kadareja përdor të njejtën teknikë. Sapo i ka paguar haraçin mirësisë së princit duke ushqyer iluzionin e tij të madhështisë, kadareja fillon dhe godet bazat ideologjike mbi të cilat mbështetet kjo madhështi. Centralizmi demokratik lihet mënjëanë për ti lënë vendin sundimit të njëshit, siç e ilustron edhe roli skenik (stage-setting) i kryeministrit shqiptar dhe i dy hiarkeve te tjere. Sundimi i proletariatit shkelet me këmbë duke bërë që narracioni të dominohet nga burokratë dhe të deklasuarit. Besnikëria ndaj partisë shkatërrohet nëpërmjet metodës së “Reduktimit deri në absurd” e cila zbatohet ndaj personazhit kryesor të rromaanit, një sekretari partie.

kemi bërë deri këtu një përmbledhje të një teze dhe të një mundësie leximi që na e ofron që një kritik i formuar me shije të lartë për letërsinë dhe njohës ndër më të mirët i teknikave letrare siç është Arshi Pipa. A është e saktë analiza e Pipës? A do ti qëndrojë ajo testit të kohës? Dy gjera mund te thohen me siguri, te paktën në kohën qe po jetojmë: së pari deri më sot tezat e monogrfisë “Contemporary Albanian Literature” nuk janë hedhur poshtë, dhe as janë marrë nëshqyrtim deri tani. Se dyti, dhe me kryesorja, është bindja e imja, dhe jo vetëm, qe tezat e Pipës janë bashkëshoqëruese mjaft dinjitoze në leximin e thelle, të imët dhe nëpërjetimin e shumicës së verpave të Autorit më të madh shqiptar që jeton akoma, të nderuarit Ismail Kadare.

Elbasan, 27-01-2016

[i] Nicholas Rescher. “Reductio ad absurdum”. The Internet Encyclopedia of Philosophy. Retrieved 21 July 2009