Përvjetorë të padashur – kushtuar MItrush Kutelit nga Tasim Çiftja

September 12, 2015

Kushtuar Mitrush Kutelit

Nga Tasim Çiftja 1925-1993

(Memuaristikë (1) nga arkivi personal i të ndjerit Tasim Çiftja, intelektual i burgosur dhe i përndjekur nga regjimi dikatorial)

Kush je oj ti, oj Atalanta Pasko?

Ca gjëra po na thua në gazetë!

Oj ti apo Plasari, nuk e shikoni,

shtypi për një Pasha kollonat mbushi?!

Vendin e Mendësisë të tregoni.

A ka nevojë ky denbabadeni,

po ky është Shenjti jonë dhe edhe pa ju,

Ati i Math Mitrushi është këtu.

T’falem o At i shenjt’i Shqipërisë

o At pa përvjetor,

qëndresa e Maliqit: Mendësinë

e trimërove t’kombit, urtësinë.

Kush qan mbi pastërtinë Mitrushe

mosha ndofta e ka përpirë,

ai s’përkulej, nejse, s’desh kështu,

Mitrushi kurrë nuk ra në gju.

Sot pra Dita e jote qenka, Ndarja.

Ndarja? Çudi! Ndahet mishi nga kocka?!

Sot nuk të duan pra e gjéne je,

ti Mendësi shqiptare rri ndër ne.

Të emëruan ahere që e pamë

nën baltën e Maliqit të varroseshe.

Ngadhënjyesi varreve gotat ngriti

i ngriti asohere si gjithnjë.

Shtangen sot njerzit tek derdhet shampanja

mbi gjakun shqiptar,

salloneve Beograde;

e çfarë pikëpyetje të ketë vallë?

Varre shqiptare është plani serial.

Nga varri ahere të nxorra, me thonj,

me thonj duke rrëmuar i gulçuar,

llahtar i rregullit sërb u vërsul

sërish ty dhe mua si përkul.

sa ftoftë qenka nënë dhé-arrita thashë-

për mua të varosurin-ti the-

kjo është rinia që desha dhe e pashë

Për ata mijëra foli guximi yt

Fjal’ e Mitrushit nën Baltën shqiptare,

krahët tona ushqente fjala,

erërat e së ardhmes ndillte

dhimbjen e shqipes gjallëronte mbi çdokush,

Ai, i madhërishmi Mitrush.

Kohën bëri Fjal’ e shpirtit mjaltë,

Mendësi e gjithëhershme shqiptare,

rinia se pse të shqiti nga varri,

guximi qe i shqipes tënde,

ai ligjërimi i etjeve tona,

lot i marazit nën baltën me shushunja.

Lot i yt? Ç’ësht ky lot o i Madhi ynë?-

-lëreni-s’e shpërblej ndryshe-na thoje;

përse moj zemër-populli, medj’e rinisë,

brumosje ti e Baltës së vendit,

e thella rrënjë e kësaj Toke,

e rrënj’e kombit të cfilitur,

ç’tjetër shpërblim na duhej

n’sa sërbi na varrosi dhe i pabesi?

Populli më nuk të pati, s’të ka,

ndonjë i largët nxënës skutave kujton,

skutave nëpër rrëmujën e Atdheut lutet,

A thua vërtet në hon ra Shqipëria?!

çka dije ti dhe populli e di,

vërtet nuk do të përbëhet më?!

Hija ka mbetur në humnerë të vendit.

Po ja o i shtrenjti At MItrsuh,

se fole n’Maliq,

në luftën tënde siç e bën shqiptari,

për burrërinë e trimërinë…

o At i Shenjtë Mitrush i lidhur shtrirë:

-Do vijnë-the-gjeneratat, rinia,

të shumtë janë, të fortë,

të pastër janë të bëjnë Shqipërinë.

Kështu Ati Mitrush

i Shenjti shejt mes shejtënve të parë,

kështu i Madhi Besimshpërndarës

i Truallit Baltë, i fjalës Besëmadhe,

nga thellësi endjesh të gjata

ngrohës ndërgjegjesh mes ushujzash kënete.

——–

I gjallë je, ani se s’thuhet,

do më lejosh tani si dikur t’putha,

sot pra do më lejosh edhe të qaj,

të mbledh ngashërimin e dekadavet,

flijimin e të gjithëve mijëra gjithandej,

të mbledh së paku në këtë pikë loti,

…të vezullojë Rrez’e Demokracisë

e dritës mirësi mbi urrejtjen dushmane,

ndonëse skërmiten hienat sëbishte.

Edhe atje, nënë Baltën të putha,

unë të putha, më lejo të qaj tani,

flade demokracie fryjnë në përvjetorin tënd,

neve shtegtimi na mbeti uzdajë

nën klikën gjithë haré, mbi ré, avjonë,.

Pikëçuditëse më nuk ka, guximin ndërsa shterim

rrugëve t’braktisjes, lotët që nuk doje

-sa mirë q’i mbajta mend-

e pra me to po mbushen detet

anijet po lëkunden…

O At Mitrush, mos ki dert,

do i mundim dhe kështu pseudotë

asht mirë, le të hiqemi ne gjeneratat,-

të hapen pamjet për rininë e gjenis tënde,

e shumtë, e fortë, e pastër-

e di ajo ç’i nevojitet vendit.

——–

Ne mbetëm shtrirë qysh ahere, përdhe,

siç ty në Maliq të groposnin, siç na lé

Për veprën e Burgjeve na vënë të brohorasim

po ata Tasi Marko e Kadare.

Udhëton pull’e dhunës nëpër ne

[1]Përvjetorë të panevojshëm (shën. im H.Ç.). Kjo poezi është shkruar kur në shtypin e kohës bëheshin shkrime në përvjetorin e ndarjes nga jeta të Mitrush Kutelit

[2]Shën. Im H.Ç.

Tasim Çiftja lindi në Elbasan në vitin 1925 dhe ndërroi jetë në 1993. U arrestua si pjesëtar i një grupi armiqësor. Pas vendimit me burg, u dërgua në kampin e Maliqit.

Kjo poezi është shkruar në vitet 1991-1992 nga Tasim Çiftja. Në atë kohë, në gazetat e revistat kishte nje seri shkrimesh që ishin në frymën e “rehabilitimit” të figurave të mohuara ose të përndjekura. Shkruanin shumë pozitivisht për Kutelin Aurel Plasari, e bija Atalanta Pasko e shumë të tjerë adhurues të veprës së Kutelit. Tasim Çiftja ishte I bindur në filozofinë e tij se nësë Kutelin do ta fusim në kuadrin e “rehabilitimit” në vend që t’i bëjmë nder, në fakt jemi duke e zvogëluar përmasën e tij. Arsyetimi ishte në logjikën se figurat e mëdha nuk kanë nevojë të “rehabilitohen”, pasi vetë vepra e madhe letrare dhe politike nuk rehabilitohet, as diskutohet në shtyp, por duke qenë vepër me status kanonik, ajo ka vetëm nevojë të botohet, përkthehet në gjuhë të huaja dhe të lexohet sa më shumë. Po në të njëjtën llogjikë, një linjë tjetër arsyetimi ishte që sado që t’i “rehabilitojmë” këto figura, nësë ky I ashuquajtur “rehabilitim” nuk duhet bërë dukë ruajtur statuset e autorëve që ishin kanonikë për realizmin socialist siç ishte Kadareja, por duke e rishkruar tërë histroinë e letërsisë shqiptare, nisur jo nga kriteri historik, por nga kriteri letrar, atëherë edhe autorët e ish-realizmit socialist edhe autorët që ish-elita e realizmit socialiste po I rehabilitonte “me leje” do të zinin vendin e duhur. Tasim Çiftja I druhej faktit se I terë procesi I “rehabilitimit” po krijonte një histori apo përfytyrim të rremë dhe mbi baza jo-artistike ku në majë të kanonit letrar do të vazhdonte të mbahej artificialisht dhe me një dhunë të heshtur Kadareja dhe autorët e mëdhej vërtet kanonike të letërsisë shqipe (dhe po të ishin përkther dhe botuar jashtë shtetit me po atë invenstim që shteti kishte bërë tek Kadareja, do të ishin edhe autorë me famë botërore), pra këto autorë të mëdhenj do të vazhdonin të ngeleshin në hije, edhe pse në dukje po rishshaqeshin në mediat e kohë. Deri këtu janë komente që I kam dëgjuar vetë nga I ndjeri Tasim Çiftja. Ky I fundit ndërroi jetë në vitin 1993. Mbase kishte të drejtë. Në ditët tona, vitit 2022, po të analizohet në plan të gjerë I tërë diskursi letrar, githashtu edhe përpjekjet për të ndërtuar një hitori të letërisë shqipe, si edhe mënyra sesi nderohet Kuteli (atë e nderon Akademia e shkencave të Shqipërisë ndërsa për Kadarenë vënë kujën pse nuk po merr çmimin Nobel), si edhe po të analizohet tekstet e shkollve (të cilat janë shumë të rëndësishme sepse ngulisin ide fikse në mendjen e qytetarëve të ardhshëm), vendi që zë vepra e Kutelit nuk rezulton në përpjestim të drejtë me rëndësinë dhe cilësinë artistike dhe morale të veprës së tij. Pra mund të thuhet që frika parashikuese e Tasim Çiftja-s paska qenë e drejtë dhe e arsyetuar. KJo poezi e shkruar me ngut në një makinë shkrimi që ndodhej rastësisht në një autoshkollë makinash të asaj kohe (them me ngut sepse Tasim Çiftja e dinte sëmundjen që kishte dhe e priti fundin me dinjitet) reflekton këtë frikë në imazhin e ardhshëm që po ngjizej për Kutelin dhe duhet lexuar si e tillë

[3]Tasim Çiftja kishte studiuar në normalen e Elbasanit me rezultatet të shkëlqyera. Fillimi I luftës së dytë botërore nuk e mundësoi të vazhdonte studimet e pritshme në Itali. E paraqes këtë profil për të nënvizuar që në gjuhën e tij “Pashȃ” ishte një fjalë arkaike dhe pezhorative që shënonte diktatorët e territoreve letrare. Këtu “pasha” i referohet Ismail Kadaresë.

[4] vepra e Mitrush Kutelit, sipas Tasim Çiftja-s ishte midis të tjerash përfaqësuesja më dinjitoze e Mendësisë shqiptare. Tasim Çiftja ishte njohës i mirë i antropologjisë kulturore si edhe i klasikëve italianë, dhe metaforën e krijon në stilin e tyre

[5]“denbabaden” është fjalë e të folurës së Elbasanit të cilën Normalja e përhapi si të folur kombëtrae. Në këtë të folur “denbabaden” i referohet njeriut apo veprës që ka kaluar testin e kohërave dhe që për këtë shkak përdoret si pikë reference nga të tjerët

[6]në konceptin e Tasim Çiftja-s ( dhe të autorëve të mëdhenj nga të cilët kishte mësuar) shkrimtari quhet “i madh” jo vetëm kur cilësia artistike është e lartë (ky është koncept i panegociushëm për një grup teoricienësh që Tasim Çiftja lexonte), por kur kjo cilësi artistike e veprë ose vihet në shërbim të kombit, ose vihet në shërbim të lartësimit të gjuhës, ose kur e bën kombin dhe gjuhën të përfaqësohet denjësisht me këtë vepër

[7]këtu traskriptimi nuk është i qartë

[8]ndahet mishi nga kocka është metaforë për “a ndahet gjeniu nga atdheu”

[9]“Gjene”-“përsëri”

[10]në atë kohë në shtyp ishin temë aktuale ngjarjet në ish-jugosllavi dhe çështja e Kosovës

[11]Tasim Çiftja ishte i bindur që armiku i patriotizmit shqiptar vinte nga Beogradi dhe në këto vargje bën një paralelizëm midis dhunës që vinte edhe nga Beogradi në vitet 1945-së dhe dhunës ndaj shqiptarëve në ish Jugosllavi në vitet 90-të. Gjithashtu i referohet krijimtarisë së Kutelit me temë thellësisht patriotike

[12]këtu transkriptimi është i paqartë

[13]këtu transkritimi është i paqartë

[14]sipas Tasim Çiftja-s një herë ka derdhur një pikë loti në Maliq Kuteli, por edhe këtë herë ishte lot gëzimi, sepse mendoi që paska mbetur shpresë për Atdheun

[15]ndërsa, ndërkohë që

[16]kompozohet, ribëhet siç ishte,

[17]nuk kuptohet

[18]këtu autori me siguri i referohet eksodit dhe bën lidhjen midis besimit që Mitrushi kishte tek rinia, dhe rinisë që iku në eksodin e viteve ’90-të

[19]pseudo-poet, pseudo-shkrimtar-pseudo-dijetar

[20]pull’e dhunës-vulë, damkosje e dhunës

Linku i referimit https://gazetadielli.com/pervjetore-te-padashur-1/