Një tipar i pastudiuar i karakterit utilitar të letërsisë shqipe
Hektor Çiftja
Universiteti “A.Xhuvani”, Elbasan
(kumtesë e mbajtur në simpoziumin shkencor “Gjuha dhe identiteti kombëtar”, 12-13 Nëntor 2024)
Letërsia në gjuhën shqipe që në fillimet e saj deri në fund të viteve 1945-së ka qenë kryesisht një letërsi me funsion utilitar social (gjë që nuk e errëson aspak cilësinë estetike dhe artistike të saj) Në punimin tonë, i cili është një punim në progres, do të prezantojmë idenë e një nën/ funsioni të utilitarizmit. Të shkruarit me synimit e jashtëm dhe angazhimin për të demonstruar potencialin e gjuhës shqipe si edhe për të pasuruarit e shkrimit shqip, nganjëherë edhe me një ngutje të synuar, me shkrimin letrar si synim në vetvete. Në vazhdim të traditës së Rilindjes Kombëtare, ekzistenca e shkrimit letrar në gjuhën shqipe u pa në kuadrin e lartësimit të kërkesave të kohës për të argumentuar në diskursin kulturor ndërkombëtar-nacionalist se kombi shqiptar nuk ka vetëm territor, folës të gjuhës unike, por sidomos edhe një kulturë elitare. Ky mision parësor, natyrisht në disa raste linte në plan të dytë audiencën, por mbështetej tek ideja. Koncepti i këtij nën/ funksioni utilitar mund të shërbejë në të kuptuarit më të mirë të produktit letrar të viteve të periudhës së pavarësisë. Ideja është hedhur për herë të parë e dokumentuar në një refererat shkencor të Martin Camajt të vitet ’60-të, dhe shërben si pikënisje për krijimin e një nocioni që mund të pasurojë terminologjinë funsionale të studimit të letërsisë shqipe deri në vitet 1945.
Kjo pyetje studimore (përse shkruhej dhe për kë shkruhej) per perkufizimin e karakterit utilitar do te shtrohet për korpusin letrar në gjuhën shqipe të periudhës 1920-1944. Është marrë kjo periudhë në studim pasi shumë studime, me argumente të qëndrueshme, prodhimin letrar të ketyre viteve I kanë veshur tiparet e “literaritetit” si një cilësi e dallueshme e letërsisë së mirëfilltë, ndërkohë studiues të tjerë mendojnë se është karakteri utilitar që merr përparësi ndaj aspektit estetik, i cili nuk mungon. Në fakt, e thjeshtëzuar pyetja mund të shtrohet: në një periudhë që përdorimi i gjuhës së shkruar nuk ishte konsoliduar akoma për vepra të mëdha letrare, në një kohë kur shtresa e studiesve të letërsisë “I litterati” ishte shumë e në numër të kufizuar, kur popullsia në demografi ishte mjaft e vogël dhe ndërkohë që analfabetizmi ishte në një shkallë të lartë, pra në këtë situate receptive të kufizuar dhe të pa konsuloduar, cilës audience i drejtoheshin përkthimet e tragjedive të Shekspirit (kur tradita teatrore ishte në fillesat e saj), përkthimi I Don Kishotit, veprat klasike të Fishtës, eseistika e Konicës, Poezitë e Poradecit, prozat e Kutelit dhe Koliqit dhe e shumë të tjerëve qoftë edhe botime studimore si “Viti letrar ‘43” apo revista “Kritika e Arshi Pipës”, dhe fenomenin letrar të tragjedive klasikegjate të Ethem Haxhiademit. Prodhimet ishin elitare, në gjuhën amtare, por publiku lexues nuk e justifikonte mundimin e madh si në numër ashtu edhe në kompentenca leximore të tekstit letrar.
Një tjetër pyetje studimore lidhet me faktin që letërsia shqipe, ndryshe nga letërsia në gjuhë të tjera të cilat në periudhën e kërkimit dhe krijimit të një identiteti letrar ju referuan modeleve të letërsisë latine, greke dhe romake, prodhimi letrar shqiptar, edhe pse në shumë raste me gjuhë dhe structure të kulktivuar, vendosi të ruajë një “aromë” folklori, dhe një lidhje të ngushtë me të
Përpara sesa të shtjellojmë më tej idenë, le të themi disa fjalë për aspektin utilitar të letërsisë:
Në letërsinë shqipe, tipari utilitar i referohet funksionit praktik të veprave letrare, ku letërsia shërben jo vetëm për kënaqësi estetike, por edhe për qëllime edukative, morale, patriotike dhe shoqërore. Ja disa nga llojet e tiparit utilitar në letërsinë shqipe, së bashku me disa ilustrime:
Funksioni patriotik
Ka për qëllim të nxisë dashurinë për atdheun, gjuhën dhe kulturën kombëtare. Ilustrim: Vepra e Naim Frashërit, si “Bagëti e Bujqësi,” është një shembull i shkëlqyer i letërsisë patriotike që lavdëron bukuritë dhe vlerat e Shqipërisë.
Funksioni moral dhe didaktik
Synon të mësojë ose të përçojë mesazhe morale dhe etike tek lexuesi.Ilustrim: Përrallat dhe fabulat e mbledhura nga autorë të ndryshëm shqiptarë, si “Përrallat e Moçme Shqiptare,” shpesh përçojnë mësime morale dhe mësime të jetës.
Funksioni frymëzimit historik
Përshkruan ngjarje historike për të ruajtur kujtesën kombëtare dhe për të informuar rreth historisë së Shqipërisë.
Ilustrim: “Historia e Skënderbeut” e Marin Barletit është një nga veprat më të hershme që përçon krenari historike dhe nxit ndjenjat patriotike tek shqiptarët.
Funksioni shkencor dhe divulgativ
Përfshin vepra që kanë për qëllim të edukojnë lexuesin në fusha të ndryshme, përfshirë historinë, shkencën, dhe gjuhësinë. Ilustrim: Librat arsimorë dhe shkencorë të Sami Frashërit, si “Shqipëria çka qenë, ç’është e çdo të bëhet,” trajtojnë çështje të historisë dhe kulturës shqiptare për të edukuar popullin.
Funksioni politik dhe social
Përdoret për të adresuar çështje politike dhe sociale, duke ngritur zërin për barazi, drejtësi, dhe të drejtat e njeriut. Ilustrim: Vepra e Faik Konicës dhe Migjenit, të cilët në shkrimet e tyre përshkruajnë probleme të varfërisë dhe padrejtësive shoqërore.
Funksioni fetar
Shërben për edukimin dhe formimin shpirtëror, duke përçuar vlera dhe norma fetare. Ilustrim: Përkthimet e veprave fetare nga Gjon Buzuku dhe Pjetër Budi ndihmuan në përhapjen e mësimeve fetare ndër shqiptarë.
Këto lloje të letërsisë me tipar utilitar kanë ndihmuar për të ruajtur dhe zhvilluar identitetin kombëtar, si dhe për të edukuar dhe formuar breza të tërë shqiptarësh.
Në këtë klasifikim të përgjithshëm, në një konferencë të mëparshme kemi përfshirë edhe funskionin e poezisë si dokumentim të histories, ndërsa në këtë material duam të shtojmë funskionin e letërsisë, më saktë presupozimin tone se letërsia e asaj periudhe kishte burim frymëzimi parësor dhe u konceptua si një përpjekje për të dëshmuar mundësitë shprehëse të gjuhës shqipe. Një burim I drejtpërdrejtë për të dëshmuar këtë nuk mund të ketë, siç nuk mund të ketë (intentional fallacy) burime që deshmojnë synimet e shkrimtarë. Por, nisur nga historia e veprës në gjuhën shqipe të De Radës, nga historia e veprës së Buzukut dhe Bogdanit, për të ardhur më vonë tek shkrimtarët e periudhës 1920-1945, ky motiv na duket arsyeshëm për të shpjeguar shumë fenomene letrare. Jo rastësisht e gjejmë shpesherë shprehjen “për të pasuruar literaturën tone kombëtare” në atë kohë. Ky synim utilitar I përpunimit të gjuhës amtare për të dhënë letërsi të mire, është shumë I ndryshëm nga qëndrimi I poetëve hermetikë ndaj gjuhës pikërisht në këtë karakter utilitar.
Sipas mendimit tim, ky karakter utilitar, edhe pse nuku shpreh drejtpërsëdrejti, duhet të ketë qënë I lidhur me synimin institucionit social të shkollës kombëtare e cila do të pregatiste jo vetëm lexues, por edhe shijues të veprave letrare. Jo rastësisht Noli mori emrin “Bariu I Popullit”, e Fishta “Poet Kombëtar” në kutimit e “Magut, poetit si udhëheqës shpirtëror”, jo rastësisht temat e Kutelit janë universal, por kur diskursi I tij I shkruar bëhet një “diskurs që lexohet” ai duket sikur I flet tërë popullit të tij për ideale të larta morale
Elbasan
Nëntor 2024