Një tipar i paformuluar deri tani i utilitarizmit në letërsinë shqipe: Disa raste studimi në autorët shqiptarë

May 11, 2022

Abstrakt:
Karakteri dhe funksioni utilitar i disa veprave letrare, qofshin këto të vepra të kanonit letrar apo të letërsisë së kulturës masive është i njohur dhe i pranuar nga studiuesit. Në punim do të trajtohet një nga llojet e utilitarizmit në letërsi: vepra e shkruar me instrumente të letërsisë që është në shërbim të ruajtjes së kujtesës kolektive.
Së dyti kumtesa do të trajtojë procesin apo ciklin autor-lexues-kulturë masive dhe së treti do të trajtohet hipoteza nëse vepra të tilla duhet ti nënshtrohen gjykimit me termat tradicionalë të estetikës dhe kritikës letrare.
Kumtesa përfaqson një punim të zgjeruar dhe të papërfunduar të autorit, por që rreket të hedhë në diskutim disa teza që mund të shërbejnë në rikonceptime të monografisë që autori ka në dorë.


Fjalë kyçe:
Letërsi utilitare, letërsi gojore, kulturë masive, kulturë mediatike, proces i hyrjes të tekstit në marëdhënie me lexuesit e kohëve dhe epokave të ndryshme, kritikë letrare, estetikë e shijes letrare

 

Është një e vërtetë e pranuar tashmë nga shumica e studiesve që marëdhënia e korpusit letrar me shoqërinë në tërësi është e shumëanëshme dhe një nga këto këndvështrime i përket aspektit utilitar të veprës letrare. Karakteri utilitar është shumëplanësh, edhe ky, por kur flasim për karakter utilitar i referohemi raportit të veprës me shoqërinë në përgjithësi. Ky karakter utilitar mund të qëndrojë nga ana e autorit si synim i manifestuar i tij, por edhe nga ana e përdoruesit, lexuesit në rastin tonë i tërë mekanizmi kulturor që funksionon me regullat e tij pas daljes së veprës në botim.

Nënvizimi i karakterit utilitar nuk ka të bëjë aspak me cilësinë artistke të veprës apo me apo vlera intriseke që e bëjnë letërsinë si të tillë. Por në gjykim tonë, funksioni utilitar në shumë raste mund të përdoret si instrument për të analizuar një nga temat thelelore për të cilën është mbledhur kjo konferencë, siç është marëdhënia dhe kalimi nga kultura e letërsisë gojore, në kulturën e letërsisë së shkruar dhe të performuar me zë apo në skenë dhe për te shkuar natyrshëm tek kultura mediatike si përmbajtje. Ne besojmë se të tri këto stade janë në marëdhënie historike me njëra-tjetrën aq sa shpeshherë për të kuptuar njërin stad mund ti referohesh lehtësisht një stadi më të hershëm.

Shembujt nga korpusi i letërsisë shqipe në këtë drejtim janë të shumtë, edhe pse për momentin mungojnë studiet e specializuar në shfaqjes së kësja marëhënieje në kulturën apo përmbajtjen në platformat e medias bashkëkohore të bazuar në internetin dhe konvergjencën.

Në këtë punim ne do ti referohemi funksionit utilitar në letërsinë shqipe duke dashur të shtojmë për funksioneve të njohura, edhe funksioinin  e poezizë së memorizuar në burgjet e diktaturës e cila kishte si synim të funksiononte si kujtesë kolektive.

Siç është pohuar edhe nga studiues të tjerë, letërsia shqipe, në pjesën më të madhe të saj ka patur këtë funksion utilitar. Arsyet  kanë qenë nga më të ndryshmet, duke filluar nga mungesa e një grupi njerëzish që të munden të jetojnë nëpërmjet të shkruarit, duke e patur atë si synim kryesor, por më së shumti në ekzistencën e një elite intelektuale e cila në shumiçen e rasteve zgjodhi të jetë ishte pjesë e strukturave sociale që i shërbenin më shumë shoqërisë së kohës. Kështu, ndër funksionet utilitare të njohura dhe të pranuara deri tani, përveç funksionit propogadistik) janë (sipas një formilimi tonin)

  1. funksioni liturgjik
  2. funksioni arsimor
  3. funskioni patriotik
  4. funksioni si agjentë të ndryshimit social
  5. funksioni i të shkruarit dhe të përpunuarit të gjuhës shqipe në mënyrë që prodhimi letrar në këtë gjuhë jo vetëm të çonte në arritje gjuhësore, por edhe të arrihej në nivele të tilla që letërsia në këtë gjuhë të ishte e e ballafaqueshme me krenarinë që ndjenin kombet e tjerë të ballkanit që e patën kalur më parë këtë stad (evidentuar për herë të parë nga Martin Camaj)

Funksioni për të cilin do të ndalemi në këtë punim, i cili është ende i papërfunduar) ka të bëjë me atë që studiuesi amerikan Harold B. Segel , në Columbia Literary History of Eastern Europe since 1945 e quan “letërsia prapa hekurave”, duke ju referuar prodhimit letrar të shkruar në gulagët e ish-lindjes sovjetike, por duke përfshire edhe totalitarizmin shiptar.

Për tu ndalur në këtë fenomen, duhet kujtuar vështirësia, deri dhe pamundësia fizike për të shkruar e pastaj për të menduar kthjelltësiht në burgjet shqiptare të diktaturës. Fenomeni që tërheq vëmendjen është që në kushtet  e pamundësisë për të dokumentuar, por edhe në kushtet e nevojës për të bërë kronikën e asaj që ndodhte, për të dëshmuar dhepër të krijuarnjë kujtesë kolektive një pjesë e të burgosurve, kryesiht të arsimuar në perëndim, ju kthyen fillimisht një teknike të njohur, por të harruar nga shekujt, ju kthyen “tekniknologjisë” së kujtesës kolektive të periudhës përpara së të ekzistonte shkrimi dhe publikimi masiv: memorizimit dhe përsëritjes, një teknikë kjo që nuk mund të funksionte dhe që edhe në kohë të lashta ka funksionuar nëpërmjet poezisë, si një nga format që nga njëra anë kërkon mjeshtëri në sintetizimin dhe konçizitetin e mendimit dhe nga ana tjetër, nëse është ndërtuar me ndjeshmëri poeti mund të garantonte dukumentimin e ngjarjeve, rrethanave, skenave dhe fenomeneve që ishin të panjohura për ata që ishin jashtë hekurave, dhe sidomos për të garantuar mbijetesën dhe transmetimin e kujtesës në kushtet kur autorët ishin të vetëdijshëm se vetë nuk do të kishin mundësinë fizike të mbijetonin për të treguar atë çka kishin fotografuar me sytë e medjes dhe të shpirtit: shumica e kishin pregatitur veten për një vdekje në burgje apo kampe.

E thënë ndryshe, kur situata, koha shoqëria, u bë papritur primitive në raport me njeriun, atëherë njeriu ju kthye formave primive, por të mrekullueshme të të dëshmuarit të asaj që në media e quajnë “drafti i parë i historisë”, ju kthye pra memorizimit kolektiv dhe përpunimit të materialit të memorizuar në formën më të avancuar shipëritërore dhe kjo ishte poezia.

Kemi në këtë rast një tjetër funksion utilitar të letërisisë: përdorimin e poezisë për të ruajtur memorien kolektive për ngjarjet, faktet, imazhet, veprat, tiraninë dhe lirinë me shpresën (atëherë të vakët) që një ditë, kur burgjet të zbrazshin, njerëzit të kishin ndërruar jetë apo të donin që bashkë me dhimbjen të mos kujtonin asgjë tjetër, kjo memorie do të hidhej në letër.

Shembull përfaqsues i kësaj janë dy veprat e Arshi Pipës: “Libri i Burgut” dhe “Skicë e një konceptimi për jetën”. Ndërsa kjo e fundit është një prozë që dëshmon njohjen dhe trasnformimin filozofik të një studenti të Firences i cili ka prekur edhe majat elitariste dhe ferrin njerëzor, “Libri i burgut”, i cili me të drejtë sot shihet nga një qasje letrare dhe poetike, e ka zanafillën në përdorimin e poezisë për të memorizuar shembujt ferrin njerëzor, por edhe shembujt e kurajos njerëzore. E dëshmon këtë vetë autori në hyrje të librit, e dëshmon këtë struktura elibrit ku çdo thuajse çdo poezi shoqërohet me një një shpjegim në prozë (të shkruar pas daljes nga burgu) për çdo ngjarje, e dëshmon edhe vetë titulli “libri i burgut”, titull i cili duhet lexuar duke njohur mënyrën dhe influencat që kishin formësuar Arshiun dhe sipas të cilave “Libri i burgut” nënkuptonte “ditari, shënimet, mbi apo reth burgut”.

Në përmbyllje, fakti që ky funksion utilitar i poezisë shqipe, rimarrja e një “teknologjie” të periudhës së paraekzistencës së shtypshkrimit dëshmon gjithashtu se letërsia shqipe dhe autorët shqiptarë kishin një lartësim shpirtëror dhe njohjë të thellë dhë të mbrendësuar  të formave të shprehjes kulturore të një niveli të tillë që të mund të funksiononin edhe në kushtet kur vetë jeta njerëzore dhe trupi njerëzor jo vetëm nuk kishin funksionin e tyre natyral dhe etik, por ishin aq afër vdekjes si mosekzistencë.

Pipa është vetëm një prej këtyre autorëve. Ata janë të shumtë. Për të kuptuar utilitarizmin e poezisë së tyre, përdorimin e një teknike të periudhës së parashtypshkrimit, ku memorizimi dhe përcjellja e kutesës ishin domosdoshmëri, atyre ju mungon vetëm shoqerimi me një kolonë muzikore,aq primitiv ishte si funksion dhe aq i mahnitshëm si fenomen. Në kushte tiranie, mungesa e kolonës muzikore i ka shpëtuar. Për tu kthyer në ditët tonë, të kujtesës kolektive në epokën e medias së bazuar në platformat online dhe në konvergjencë, edhe pse mungojnë studimet, mjafton të përdorësh çdo motor kërkimi të provosh se ato janë tashmë përmbajtje mediatike e konsoliduar

Ju faleminderit

Maj 11, 2022

 

Hektor Çiftja (in Albanian)

një tipar i paformuluar deri tani i utilitarizmit në letërsinë shqipe: Disa raste studimi në autorët shqiptarë

Kumtesë e pregatitur për konferencën shkencore Ndërkombëtare “KUJTESA KOLEKTIVE NË LETËRSI DHE MEDIA”, Elbasan, 12 MAJ 2023

Nga Hektor Çiftja, Univeristeti “A.Xhuvani”, Elbasan

Datë 11/ 05/ 2022