The First Olympiad on Achievements in Mathematics H&D Consultancy Elbasan

May 15, 2018

OLIMPIADA E PARË E ARRITJEVE NË MATEMATIKE
“H&D Consultancy-Elbasan”

Hektor T. Çiftja

Fact File

Data: 20 Maj

Vendi i regjistrimit: Zyrat e “H &D Consultancy-Elbasan”

mosha e pjesemarrësve: klasat 1-9

Informacion i përgjithshëm

Zyra e konsulences arsimore “H &D Consultancy-Elbasan”, në bashkëpunim me kërkues shkencorë te Universitetit “A. Xhuvani” dhe matematicienë të njohur, të specializuar dhe me pervojë më shumë se 25 vjecare organizojnë olimpiadën e parë të këtij lloji në vendin tonë.

Testi i olimpiadës është hartuar në përputhje me nivelin e arritjeve që duhet të zotërojnë nxënësit në fund të vitit shkollor.

Janë 15 pyetje që do të matin këtë nivel. Për ata që janë të talentuar dhe që e kanë pasion matematikën, testi do të përmbaje edhe 5 pyetje të një niveli më të avancuar.

Për të respektuar privatësinë e nxënësve, rezultatet do të publikohen me kode, jo me emra, në website e www.hdconsultancyelbasan.com, si edhe në rrjetet sociale.

Ju mund të njiheni personalisht, (në orare të caktuara) edhe me mangesitë qe keni patur në nivelin përkatës duke parë dhe konsultuar gabimet e bëra.

Për informacion mos hezitoni të kontaktoni në 0694070076,
ne Facebook Page te “HDConsultancy-Elbasanl, ne Instagram dhe Twitter.

Zyrat tona jane te hapura per ju cdo pasdite, ne oraret 14.00 -20.00

Ju mirepresim!